×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi reagon pas lajmit se Franca nuk e përkrahë liberalizimin e vizave për kosovarët

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:25

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas lajmit të publikuar në mediat e  Kosovës se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë derisa të përmbushen kushtet.


    Krasniqi ka thënë se pasi Franca e bëri të qartë se nuk ka liberalizim vizash për Kosovën, e në anën tjetër Serbia e bën të qartë se nuk ka negociata e as marrëveshje pasi në prill të vitit të ardhshëm shkon në zgjedhje, vetëm forcimi i Kosovës nga brenda dhe bashkërendimi si komb shqiptar, mund ta na hapin rrugët e integrimit dhe të daljes nga izolimi evropian dhe  siç ka shkruar ai nga presioni dhe kushtëzimi serb e rus, njofton Reporteri.net.

    “Franca e ka ribërë të qartë se nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën. (BE as që e njeh Kosovën si shtet.) Serbia e ka bërë të qartë se nuk ka negociata/marrëveshje, pasi shkon në zgjedhje në mars/prill 2020. Çka na mbetet? Na mbetet të mos shohim ëndrra se do të bëhet mirë, pa punuar fort, që të bëhet mirë. Vetëm forcimi i Kosovës nga brenda dhe bashkerëndimi si komb shqiptar, mund ta na hapin rrugët e integrimit dhe të daljes nga izolimi evropian dhe nga presioni dhe kushtëzimi serb e rus. Çdo qasje tjetër, e kujtdo qoftë, është vetëm populizëm primitiv dhe mashtrim. Pra, kemi përpara një vetmi të gjatë, të cilën nuk mund ta përballojmë duke qitë fall a duke pjekur qiqrra në hell. (Ka vite që ua përsërisë këtë gjë, shype!)”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!