×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë për kontributin e pakursyer në shtetndërtim

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 15:11

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së ish-ambasadorit të Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Bojës, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se ish-myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës do ta kujtojnë përherë për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë në pozitën e ambasadorit.

    “Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.  Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi.”, ka thënë Krasniqi.

    Ndryshe, Boja ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, ndodhur para disa ditësh.

    Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

    Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë.

    Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!