×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 11:27

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me trishtim e ka marrë lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.


    Ai në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre, gjersa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

    “Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve”, shkroi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!