×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon Tërrnavën, falënderon BIK-un për kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 13:47

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërrnava.


    Në një postim postim në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për punën e Bashkësisë Islame në kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar.

    “Myftiut Tërrnava i shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për punën shumëdimensionale të Bashkësisë Islame, jo vetëm në ngritjen shpirtërore, por edhe në mirëqenien e komunitetit, si dhe në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar.”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!