Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtoreshën rezidente të Institutit Demokratik Nacional (NDI) në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg.
Në këtë takim me udhëheqësen e NDI Amerikan, Krasniqi e ka falënderuar atë për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së tash e 20 vjet dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook ka gatishmërinë që PDK si lidere e opozitës të angazhohet për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet.
Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.