Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg, është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët luftuan vetëm për një qëllim – “LIRINË e popullit tonë”.
“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.
Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, shkroi Krasniqi.
Shala shtë shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Gjykata ka thënë se akuza e trajtimit mizor është mbuluar tërësisht nga ajo e torturës dhe nuk është shqyrtuar më tej nga Gjykata.
Pjetër Shala shpallet fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale, dënohet me 18 vjet burgim
Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilat kanë pësuar dëme nga shqiptarë tjerë të Kosovës.
“Dëshmitë e tyre kanë të gjalla, të hollësishme dhe bindëse”, është thënë në vendim.
Prokuroria ka kërkuar dënim prej 28 vjetësh për Shalën.
Dënimi ndaj Pjetër Shalës, Prokurorja West: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit