×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Rikujtuam emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008, janë triumfues e fitimtarë

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 17:32

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot gjatë ditës ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi të bërë në Facebook, Krasniqi thotë se 15 vjetori i pavarësisë nuk mund të ishte i plotë pa i uruar edhe ish-krerët e UÇK-së.

    “Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, shkruan mes tjerash ai.

    Kreu i PDK-së tha se gjatë kësaj vizite, rikujtuan momentin dhe emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008.

    Postimi i plotë:

    Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

    Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

    Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

    Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!