×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi, VV-së e LDK-së: U prishët nga apetitet për pushtet, harruat përkrahjen për sektorin privat dhe qytetarët

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:51

    Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar Vetëvendosjen dhe LDK-në se për shkak të inateve të tyre politike, kanë lënë anash mbështetjen e sektorit privat për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe nuk mbështetën qytetarët në kohë pandemie.


    Sipas Krasniqit, arsyeja kryesore pse sot mbahet seanca për votimin e lejimit të deficitit buxhetor, është arroganca e treguar nga VV dhe LDK.

    “Arsyeja kryesore pse ne e kemi këtë pikë ndërlidhet me arrogancën e madhe të ish-pushtetarëve. VV dhe LDK në formë clandestine e kanë kaluar buxhetin pa ndarë fonde për pandeminë. Ata nuk kanë ndarë fonde as për trajtimin shëndetësor të pandemisë. Kjo është arsyeja që sot e kësaj dite nuk ka as teste. Arroganca juaj, kur u prishët për apetitet për pushtet, ndërlidhet me luftën e juaj të brendshme që rezultoi me rrëzimin e asaj qeverie, dhe me krijimin e qeverisë së re”, tha Krasniqi.

    Ai foli edhe për ndryshimin e qëndrimeve të VV-së për këtë propozim, që sipas tij ndërlidhet direkt me ndryshimin e pozicionit, nga qeveria në opozitë.

    Krasniqi tha se më me rëndësi se ky propozim, është substanca e tij, por që sipas Krasniqit ende është e paqartë edhe ligjërisht.

    “Ndryshimi i pozicioneve të VV-së ka të bëj me ndryshimin e pozicionit, kalimit në opozitë. Sot po kërkon qeveria me i ndryshu rregullat fiskale për deficitin, pa na e dhanë asnjë shpjegim për çka doni me i përdor mjetet. Është e pakuptimtë me i lyp të gjitha këto mjete pa u ditë format ligjore. Është zyra ligjore, dhe mund ta jap versionin e saj se a mund të bëhet me vendim apo jo. Pra më me rëndësi është substanca. Nga VV e LDK është vendosë mos me u mbështetë, sepse prioritet e keni pasë luftën politike. Një pjesë e disa kategorie u harru edhe nga pakoja parciale”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!