×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e UÇK-së u mblodhën për ta festuar së bashku 28 Nëntorin në Hagë

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 23:47

    Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës po thotë të ketë biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinaj.


    Klinaku ka deklaruar sot për RTK-në, se Nasim Haradinaj i ka thënë përmes telefonit se sot, në ditën e flamurit ish krerët e UÇK-së e kanë një festë të vogël në Hagë.

    “Dje kam fol me Nasimin, edhe ata më thanë se sot e kanë një festë të vogël”, tha Faton Klinaku.

    Madje, Klinaku ka thënë se krerët e UÇK-së përmes tij ua kanë uruar ditën e flamurit të gjithë shqiptarëve.

    Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, e Sali Mustafa po përballen me drejtësinë në Hagë.

    Përveç Haradinajt e Gucatit, mbi të tjerët rëndojnë akuzat për krime lufte gjatë kohës që ata shërbyen në luftën çlirimtare të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!