Krerët institucionalë kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca së bashku me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, si dhe ministra e deputetë kanë bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes së madhe Jashari.
Ai tha se sot po nderohet familja Jashari, dalja e parë e UÇK-së, si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor, edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për t’u përkulur para sakrificës së madhe së familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj, si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar, është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar!”, tha Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.