Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm kanë nisur një aksion në nivel vendi, i cili aksion është duke vazhduar.
Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, tha Hoxha, pa dhënë detaje të tjera.
Ndërsa, Gjylferije Zabeli nga zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Gazetën Online Reporteri.net se aksioni po zhvillohet me kërkesë të Krimeve Ekonomike.
“Sot nga ora 10:00, me kërkesën e Krimeve Ekonomike në Prishtinë është duke u zhvilluar inspektim në të gjitha pikat e Avicenës në RKS, inspektimi është duke vazhduar. Pas përfundimit do të dilet me një raport”, tha Zabeli.
E njëjta shtoi se inspektimi në fjalë është i përgjithshëm dhe se nuk ka ndonjë kërkesë specifike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.