×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet ekonomike në aksion, kapin biznesmenin që dyshohet se fitoi kundërligjshëm 100 mijë euro

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 21:16

    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot personat me inicialet S.D. dhe A.D., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

    Sipas policisë, gjatë vitit 2021, pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

    “Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari A. D. është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes ndërsa i dyshuari S. D. me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

    Komunikata e plotë e policisë:

    Prishtinë, 12 maj 2022

    Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore dhe në koordinim me autoritetet e drejtësisë ka ndërmarr veprime të nevojshme, nën dyshimet se gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

    Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00
    euro (një qind mijë euro).

    Më datë 12.05.2022, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht sektorin e financave janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale (S.D. dhe A.D.) nën dyshimin për vepër penale:
    “Falsifikim i dokumenteve” dhe
    “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas kodit penal të RKS-së.

    Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuarme iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes, i dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!