×
  • Lajme
  • Lajme

    Kritikohej shumë nga pushteti, por Lumezit i rritet besueshmëria tek qytetarët

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 20:21

    UNDP-ja ka publikuar raportin e kënaqësisë së qytetarëve të Kosovës me institucionet e vendit, të njohura ndryshe si Pulsi Publik.

    Në këtë raport evidentohen rënie në kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës, rrije e numrit të njerëzve të gatshëm të protestojnë, rënie në pozitivitet sa i përket perceptimit të drejtimit ekonomik të vendit, etj.

    Por ajo çka vihet re në këtë raport është rritja e kënaqshmërisë me Zyrën e ish-Kryeprokurorit.

    Në atë kohë kryeprokuror ishte Aleksandër Lumezi, për të cilin Kurti kishte kritika të mëdha.

    “Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, thoshte Kurti në atë botë kur po bëntë fushatë duke sulmuar vazhdimisht ish-kryeprokurorin Lumezi.

    Në anën tjetër, në Pulsin Publik të matur nga UNDP, shifrat tregojnë një rritje plot 34% të kënaqësisë së qytetarëve ndaj ish-kryeprokurorit, të cilin Kurti kishte kritika të mëdha duke e akuzuar për mos punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!