Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një konkurs me 106 vende të reja pune për kuzhinierë dhe staf përkrahës, për kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar konkursin më në detaje, ku sipas dokumenteve kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëvve.
“Njoftim për vende të reja pune: Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16)”, thuhet në postimin e plotë të Ministrisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.