Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara.
Ai ka shtuar se ka ritëm të ulët të investimeve publike “nga paaftësia”.
Maliqi ka shtuar se s’ka investim të madh strategjik të huaj për shkak se Kryeministri Kurti po e promovon Kosovës si vend me potencial lufte.
Maliqi ka shkruar se “çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat”.
“600 milionë EUR projekte të suspenduara të BE nga masat shtrënguese për shkak të qasjes në veri. Qindra miliona të tjera nga projektet e ndërprera të SHBA (të pandërlidhura me veprimet e qeverisë). Ritëm i ulët i investimeve publike nga paaftësia. As edhe një investim i madh strategjik i huaj për shkak se akoma nga vetë KM i vendit promovohesh si vend me potencial lufte, për shkak se nuk je as pjesë e tregut rajonal e lëre më vend i besueshëm me perspektivë për në NATO dhe BE. Çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve? Shenjë nuk i lë. Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. “Dinjitet!”, vazdhon të bërtasë Metropolitanka e Prishtinës, që prioritet e ka me e pa të poshtërum atë Milloradin në veri, a nuk e sheh se qysh bashkë me të po përmbytet edhe vetë prej sundimit të mediokritetit dhe provincializmit.”, shkroi ai.
Bizneset kanë protestuar sot kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.
Ata paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. /Reporteri.net/