×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroatët e Bosnjës i mësojnë fëmijët se Kosova është shtet, serbët hidhërohen keq

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 8:14

    Nxënësit kroatë në Bosnjë e Hercegovinë në librin e gjeografisë mësojnë ashtu siç është: Kosova është shtet i pavarur.

    E ky fakt i ka shqetësuar shumë serbët në këtë shtet, të cilët për të përditshmen “blic” të Beogradit nuk kanë ngurruar ta quajnë madje edhe ” hap skandaloz të autoriteteve kantonale me shumicë kroate në Bosnjë e Hercegovinë”.

    “Edhe pse Bosnja e Hercegovina kurrë s’e ka njohur Kosovën shtet, kjo gjë s’i ka penguar autoritetet e disa kantoneve që në shkolla fëmijët të mësojnë se Kosova është shteti më i ri në Evropë”, shkruan “Blic”.

    Bëhet fjalë për kantonet me shumicë kroate ku në shkolla zhvillohet programi dhe plani arsimor kroat, ndërsa kjo ka hidhëruar shumë serbët, sipas kësaj gazete.

    “Kosova pavarësinë e vet nga Serbia e ka shpallur në vitin 2008 dhe prandaj është shteti më i ri evropian”, dhe kjo, thotë zyrtari serb nga Bosnja Dushan Golo, i ka hidhëruar shumë serbët të cilët s’e njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Jemi të zemëruar me këtë veprim të autoriteteve kantonale kroate sepse në ato shkolla vijojnë mësimin edhe nxënësit serbë”,është ankuar Golo.

    Politikanë serbë nga B e H kanë kërkuar që urgjentisht nga ky libër të hiqet pjesa për Kosovën dhe ata e kanë ftuar anëtarin serb të Presidencës së B e H-së Milorad Dodik që të reagojë lidhur me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!