×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeakademiku i Kosovës: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 21:54

    Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës,  Mehmet Kraja, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk qëndron në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.


    Kraja shkrimin e tij e filloi me kritika ndaj disa juristëve dhe analistëve, që sipas tij, po tentojnë ta paraqesin Marrëveshjen e Asociacionit si marrëveshje ndërkombëtare, e cila qëndron mbi ligjet dhe vetë Kushtetutën e Kosovës.

    “Jo dhe jo, nuk është e vërtetë”, ka theksuar Kraja. Tutje, Kraja tha se kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, por jo në atë të Serbisë.

    Sipas tij, efekti juridik i marrëveshjes ndërkombëtar është nul (i pavlefshëm).


    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të akademikut Kraja:

    MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN

    Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!