×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati austriak nesër në Kosovë, takon Osmanin, Kurtin dhe Gërvallën

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 12:52

    Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, nesër ( e martë) do të vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

    “Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen, theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it në Kosovë.

    “Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor” tha për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Gbariele Juen.

    Austria është angazhuar vazhdimisht për proceset euro-integruese të vendeve të Ballkanit dhe i ka inkurajuar vazhdimisht ato.

    Ndryshe javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!