Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon duke shkuar së pari në Beograd, nesër pritet të arrijë në Prishtinë.
BE e ka bërë publike agjendën. Në Kosovë, kryediplomatja Kallas do të takohet me përfaqësues partish politike dhe me organizata të shoqërisë civile.
Në kuadër të qëndrimit të saj në Prishtinë, ajo do ta vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ashtu sikurse që është paraparë edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
“Në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në orën 15:45, transmetuar drejtpërdrejt në EBS. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it Enriko Barduani” thuhet në njoftim.
Kallas nga sot ka filluar vizitën e saj treditore në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas vizitave të bëra mes 7 dhe 9 prillit në Podgoricë, Tiranë dhe Sarajevë, ky është udhëtimi i dytë i saj në Ballkanin Perëndimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.