Kryeinfermierja e klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Arta Sejdiu ka njoftuar se është infektuar me Coronavirus, shkruan Reporteri.
Ajo ka folur për gjendjen e saj shëndetësore, derisa ka thënë se nuk ka simptoma të rënda të COVID-19.
Kryeinfermierja ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, derisa ka thënë se edhe nëse ka përkeqësim të gjendjes, ajo nuk do të dalë derisa të vijë autoambulanca, krejt kjo për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
“Të nderuar miq e familjar! Une sot rezultova pozitiv ne testin Covid!
S’jam pa shenja, por nuk jam edhe me shenja te renda. Shpresoj t’ia dale lehte!
Une do te respektoj te gjithe, do te izolohem, e edhe nese perkeqesohem, nuk do te dal derisa te vije autoambulanca te me marre!
Andaj, duke ju ruajtur juve, do t’a ruaj edhe veten!
Ju kisha lute te keni konsiderate ndaj gjendjes sime, telefonatat po me shqetesojne!
Ju pershendet POZITIVJA”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.