Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ku dhe pritet të mbashet seanca konstituive, shkruan Reporteri.net.
Në oborrin e Kuvendit, ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka shpërndarë letra të betimit ku kërkohet nga deputetët që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë.
Por, ani pse shumë prej deputetëve iu dha kjo letër, në momentin kur Haradinaj po thërriste Kurtin, ai nuk mori mundin as të kthente kokën.
Kurti u pyet edhe nga gazetarët nëse kishte numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit, por ai s’u deklarua.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.