×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministër, kurgjo nuk the..”, përplasje mes Memli Krasniqit dhe Kurtit për Trustin

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 12:30

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka replikuar me kryeministrin Kurti i cili e tha sërish se Qeveria nuk e mbështet votimin për Projektligjin për Trustin.

    Krasniqi i tha Kurtit se qytetarët presin nga ai të ju tregojë atyre që pse nuk po lejon tërheqjen e 30% të Trustit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjithashtu i pari i PDK-së i tha Kurtit që duhet të lejohet pasi qytetarët duhet të përballen me krizën në të cilën tani po kalojnë.

    “Kryeministër kurgjo nuk the, sepse me mjeshtrin tënde konfliktuale u mundove me e kthy në personale. Qytetarët presin me ju tregu pse nuk po e lejon. Po ju thua se po ia ban dertin kur të dalin ata në pension pas 30 vitesh, por t’i duhesh me ua bajtë dertin me problemet që përballen sot. 37 vjet osht mosha mestare, janë tatimpagusit mestar në Kosovë. Po ti lejo që ata 96% të njerëzve, ato pak mjete që i kanë t’i tërheqin që të përballen me krizën që po kalojnë. Nuk rrënohet fondi me 15%. I ke rahatu fëmijët me 10 euro në muaj, por prindërit e tyre çka me bo, fermerët poashtu, pra mos fol në emër të tyre se nuk i ke takuar”, tha Krasniqi.

    Kryeministri Albin Kurti tha se ata që kanë inciuuar këtë Porjektligj po e bëjnë për përfitime personale./Reporteri.net/

    Kurti në Kuvend: Qeveria nuk e mbështet tërheqjen e Trustit, po krijohen panika të paqena nga ata që e kanë rrënuar vendin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!