×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri bën homazhe në nderim të vëllait të tij

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 10:50

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan për të nderuar veprën e vëllait të tij, Luan Haradinajt dhe veprimtarit Ismail Haradinaj.


    Në këto homazhe kryeministrin e shoqëruan edhe ministri Pal Lekaj, deputetja Time Kadriaj dhe qytetarë të tjerë.

    “Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në nderim të Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj, dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ismail Haradinaj”, shkroi Haradinaj.

    Ndërsa në ora 11:00 kryeministri se bashku me qytetarët do të bëjnë homazhe tek Kompleksin Memorial në Gllogjan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!