Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Londër për takim me kryeministrin brtianik, Keir Starmer.
Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të jetë e nevojshme”.
Ai foli për “vendosmërinë e palëkundur” për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.
Zelensky falënderoi Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderoi Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.
“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, thotë ai.
Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.