×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri grek bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në mirëbesim

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 11:24
    Kryeministri i Greqisë, Kyrios Mitsotakis

    Çështja është komplekse por Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin atë, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij me të arritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet, Mitsotakis tha se kjo është në të mirën e tërë Ballkanit Perëndimor si rajon.

    “Gjithherë nxisim dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili duhet të që të zhvillohet me mirëbesim mes palëve. Ne e dimë sa e ndërlikuar është çështja, por po ashtu jemi në dijeni për faktin që kjo duhet të zgjidhet. Palët këtë duhet ta bëjnë hap pas hapi, sepse pa u zgjidhur kjo do të jetë vështirë të kemi përparim të nevojshëm që Ballkani Perëndimor të integrohet në familjen evropiane”, ka thënë kryeministri grek./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!