×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj falënderon ministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën për qëndrimin ndaj shkëmbimit të territoreve

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 10:09

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me ç’rast kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe politike mes dyja vendeve.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike.

    Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se ka falënderuar Lajçakun për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve, duke potencuar se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Sllovakisë do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!