Kryeministri Avdullah Hoti thotë se dialogu që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë temë ka vetëm njohjen reciproke mes shteteve.
“Këtë interpelancë dhe në seancat e tjera të Kuvendit unë propozojë që me pasur një pikë të rendit të ditës në fillim ku i keni sharjet për kryeministrin edhe kur e kryejmë atë pjesë hyjmë mandej dhe bisedojmë seriozisht”, tha Hoti në Kuvend.
“Dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke. Unë në këtë Kuvend nuk sjell marrëveshje tjetër veç për njohje reciproke, nëse arrijë me bo”, theksoi Hoti.
“Kam pranuar pesë kërkesa për interpelancë nga Grupi Juaj Parlamentar (VV) dhe të gjitha janë me të njëjtën temë, se di nëse keni komunikuar në mes vete. Përpara jush kam me qenë edhe tre vjet”, theksoi Hoti.
Ai tha se nuk do të ketë shkëmbim, por marrëveshje vetëm për njohje reciproke. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.