Kryeministri i Republikës së Kosovës sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Hoti është kthyer nga Brukseli ku dje u takuar me drejtues të lartë të BE-së dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Hoti ka thënë se me të mbërritur në aeroport i është nënshtruar një kontrolli runtinor sikur cdo qytetar tjetër i Kosovës.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë”, ka shkruar Hoti.
Ai ka porositur qytetarët që të respektojnë rekomandimet duke mbajtur maska, respektuar distancën dhe mbajtur higjienën personale.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3461726293888700
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.