Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajën konferencë të jashtëzakonshme në orën 19:00.
Zyra për media e Qeverisë, ka bërë të ditur se Kurti e Vitia do të dalin në konferencë, por nuk ka treguar se për çfarë do të flasin.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për media në orën 19:00, në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Qeverisë.
Sonte përfundon vendimi për kufizimin e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës, bazuar në vendimin e Gjykatyës Kushtetuese, e cila e kishte konsideruar shkelje kushtetuese vendimin e ekzekutivit që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në tërë territorin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.