Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar edhe disa kongresistë amerikanë me të cilët ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin e Bashkimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se propozimin e BE-së e konsideron një platformë solide për të ecur përpara, shkruan Reporteri.net.
“E shkëlqyeshme për të diskutuar me SHBA me kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa për progresi tonë ekonomik dhe demokratik në 2 vitet e fundit, dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e konsiderojmë një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.