×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti reagon për vrasjen e dyfishtë në Pejë: Të zbardhen sa më parë rrethanat

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:21

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në qytetin e Pejës ku të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit.


    Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili është shprehur i tronditur me atë që ka ndodhur, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, derisa ka ftuar organet e rendit që të zbardhin rastin.

    Postimi i plotë:

    Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

    Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!