×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti viziton sot IKSHPK-në

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 15:42

    Kryeministri Albin Kurti do ta vizitojë sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.


    Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, teksa vizita e shefit të qeverisë do të zhvillohet në ora 16:00

    “Kryeministri Albin Kurti viziton Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. VENDI: IKSHPK KOHA: 16:00”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Në raportin e sotëm të IKSHPK-së për gjendjen me COVID-19 janë raportuar edhe 24 vdekje të tjera.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!