×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri malazez në Prishtinë pyetet se a i takon Çakorri Kosovës

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 12:17

    Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare sa i përket marrëveshjes së arritur për Demarkacionin.


    Sipas tij kjo do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëra tjetrën.

    I pyetur të komentojë deklaratat e homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez Markoviq ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.

    Nga ana e tij kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të thotë siç thotë shpesh se ”Çakorri i takon Kosovës” porse edhe ai u pajtua me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!