×
  • Lajme
  • Lajme / "Postime në rrjetet sociale"

    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriu e mohon se ka pasur tentim-atentat ndaj kryeministrit Kurti

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 21:31

    Talat Xhaferi, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka mohuar lajmin e transmetuar në televizionin publik të Kosovës se gjatë vizitës në këtë shtet ka pasur tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Xhefari në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ka thënë se sipas informacioneve që posedon ai dhe që janë të konfirmuara, lajmi që ka dalë kinse për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti s’ka të bëjë me realitetin.

    “Çështja e informacionit është kompetencë e institucioneve përkatëse shteterore që merren me sigurinë shtetërore përfshirë edhe sigurisë së bartëseve funksioneve më të larta në shtetet përkatëse. Çështja ishte për të ardhur keq sepse përmes mediumit publik shtetëror jepet informacion gjoja për përgatitje, inskenim të një atentati të mundshëm. Sipas të dhënave që kam, që janë të verifikuara, s’ka të bëjë me realitetin.

    Xhaferi ka theksuar se në rrjete sociale ka porosi të tilla.

    “Gati se për çdo ditë ndodhin, individë të caktuar kanë postime të asaj natyre të kanosjes. Edhe në faqen time kam porosi të tilla. Ato janë çështje që merren institucionet përkatëse”, ka thënë Xhaferi.

    Ai tutje ka treguar se ka pasur komunikim paraprak përgatitor në mes të agjencive të inteligjencës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, si rregull i parapërgatitjes sa herë që ka vizita të nivelit të lartë shtetëror.

    “Informacionet e mia flasin se ka pasur korrespodencë në mes të AKI-së dhe Shërbimeve përkatëse në Maqedoni të Veriut. Ka pasur komunikim përgatitor, që është protokoll i funksionimit të institucioneve përkatëse për përgatitje të paralajmëruar se kryeministri do të qëndrojë për event të organizuar në Shkup dhe sipas rregullave merren të gjithat masat”, ka thënë Xhaferi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!