×
  • Lajme
  • Lajme / Rizgjidhja në krye të PE

    Konjufca uron Metsolan: Presim me padurim të thellojmë bashkëpunimin në avancimin e Kosovës drejt BE-së

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 19:08
    Foto ilustruese

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian.

    Përmes një deklarimi në “X”, Konjufca tha se shpreson që të punojnë ngushtë për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    “I shpreh urimet e mia të përzemërta Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Duke i uruar suksese në mandatin e dytë dhe duke pritur me padurim të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës në BE”, ka shkruar Konjufca.

    Politikania malteze, Roberta Metsola, është rizgjedhur në krye të Parlamentit Evropian edhe për një mandat.

    Pas rizgjedhjes, Metsola ka thënë se është mirënjohëse për përkrahjen e marrë nga deputetët e Parlamentit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!