×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e dorëhequr e LDK-së mblidhet në ora 16:30

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 12:19

    Kryesia e dorëhequr e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30.


    Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” Safet Kamberi, anëtar në dorëheqje i Kryesisë së LDK-së.

    “Po në ora 16:30 na kanë dërguar ftesë për mbledhje. Nuk e di rendin e ditës”, ka thënë shkurt Kamberi për Reporteri.net.

    Edhe Sokol Haliti, poashtu anëtar i dorëhequr i Kryesisë së LDK-së ka konfirmuar mbledhjen që pritet të mbahet sot.

    “Na ka ardhë ftesa për në ora 16:30 se kemi mbledhje, por asgjë tjetër, pra nuk e di rendin e ditës”, ka thënë Haliti për Reporteri.net.

    Por sipas të gjitha gjasave në këtë mbledhje, pritet të diskutohet edhe për datën e mundshme për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ku do të zgjidhej kryetari i ri.

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dje deklaroi për mediat se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së ku edhe do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

    “Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

    Kujtojmë se Mustafa dha dorëheqje pas rezultatit zhgënjyes të LDK-së, ku kjo parti doli e treta, duke shënuar rezultatin më të dobët që prej themelimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!