×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit procedon në Qeveri Projektligjin për Zgjedhje

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 18:25

    Kryesia e Kuvendit ka proceduar në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

    “Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

    Pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta. AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!