×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e komunave s’po i përmbushin premtimet e dhëna në fushatë

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 16:21

    Nga gjithësej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 – dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), janë përmbushur 165 premtime.


    Pjesërisht të përmbushura janë 94 premtime, ku nga 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, kurse 299 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari.

    Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike.

    Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.

    Lajmi.net ka realizuar intervista edhe më shumicën e kryetarëve të Komunave në Kosovë, për të parë se sa i kanë përmbushura ata premtimet e tyre, cilat janë projektet kryesore që do të realizojnë si dhe ngecjet në këto projekte.

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë një interviste për lajmi.net kishte thënë se deri nëntor të 2018 kishte realizuar 7 nga 28 përimtimet që kishte bërë nëfushatë.

    “Sa i përket projekteve të këtij viti ne nuk kemi ardhur me inate dhe nuk i kemi mënjanuar ato projekte që kanë qenë në buxhetin e viti 2017 për shkak se kemi konsideruar se megjithatë i shërbejnë qytetarit, ndonëse kemi parë që ka pasur edhe aty planifikim jo të duhur, i kemi realizuar dhe jemi duke i realizuar”, ka thënë Tahiri.

    Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi ka thënë se kryesisht janë të fokusuar në integrimin infrastrukturor të qytetit.

    “Jemi të fokusuar në atë që e kemi quajt integrim infrasturuktor të Gjilanit me Prishtinën, ku ka filluar edhe autostrada për Gjilan. Projektet për infrastrukturë janë duke u realizuar. Projekti i dytë i madh është tretmani i ujërave të zeza. Arsimi dhe shëndetësia janë prioritete kryesore. Ndërtimi i stadiumit të ri ka filluar në vitin e kaluar dinamika e punëve është e kënaqshme për momentin”, ka thënë Haziri.

    Haziri ka deklaruar se 540 mijë euro të buxhetit komunal investohen për përmirësim dhe ndërtim të infrastrukturës.

    “Ngecje në projekte kem pas, kam trashëgu 24 projekte të vjetra që kanë pas probleme ligjore, jemi mundu me i përballu, një numër prej tyre i kemi realizuar tjera jemi duke i rishikuar”.

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, rreth projektit të ujti të pijshëm që nuk u realizua me vite të tera, e për të cilën ai kishte premtuar se do ta realizonte brenda 4 viteve ka thënë se janë në përmbyllje të këtij projekti.

    “Jemi në përmbyllje të këtij projekti .Të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit nga 2019 nuk do të kenë problem më ujë të pijes.

    Po ashtu Ramosaj ka thënë se çështja e problemit me kanalizim në qytet është zgjidhur duke përfshi edhe një pjesë të madhe të fshatrave, derisa ka shtuar se këtë vit do të nisin realizimin e këtij projekti edhe për fshatrat Isniq, Prapaqan , Dubovik , Papiq, Lebush , Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

    E kryetari i Komunë së Malishevës, Ragip Begaj, deri në fund të viti 2018 ka realizuar 5 premtime, nga gjithsej 21 sa i kishte premtuar në fushatë.

    “Sipas GAP-it dhe sipas realitetit, ne nga 21 premtime, 5 i kemi realizuar në tërësi, 3 janë gjysmë të përfunduara, 8 tjera kanë filluar dhe kanë mbetur vetëm edhe 5 premtime tjera, të cilat do të realizohen në vazhdim, pasi nga 21 premtimet, 16 prej tyre janë realizuar apo janë në realizim e sipër, vetëm në vitin e parë të këtij mandati, ndërsa i kemi edhe tri vite tjera në këtë mandat”, ka thënë Begaj.

    Rreth problemit të ujit të pijshëm, që edhe në këtë komunë vazhdon te mbetet problem për vite me radhe, Begaj ka thënë se ujësjellësi është i ndërtuar në një pjesë të territorit të Komunës së Malishevës, ndërsa pjesa tjetër është në përfundim e sipër “dhe me përfundimin e kësaj pjese, rreth 80% e territorit të Komunës së Malishevës, do të mbulohet me rrjet të ujësjellësit. Deri në përfundim të mandatit, besojmë që do të mbulohet mbi 95% e territorit”, ka deklaruar ai.

    Bali Muharremaj, kreu i komunës së, ka thënë se deri në shkurt të 2019-së ka thënë se ka realizuar gati të gjitha premtimet.

    “Deri në këtë periudhë thuajse të gjitha premtimet janë përmbushur. Gjatë kësaj periudhe, janë punësuar rreth 50 persona – staf mjekësor. Komuna është ndihmuar edhe nga Caritas Kosova për këtë angazhim. Brenda muajit mars edhe me Ministrinë e Infrastrukturës nënshkruam Momerandum Bashkëpunimi për 2.5 milion euro për rregullimi e infrastrukturës, në Zonën Industriale në Suharekë. Pastaj fillon realizimi i premtimit të mëhershëm për projekt/idenë, Mirëmbajtja e ndërtesave/hapësirave publike ku u bë punësimi i 4 personave”, ka thënë Muharremaj.

    Një problem që përfshin thuajse të gjitha komunat është mungesa e ujit të pijshëm, edhe në Han të Elezit qytetarët vazhdojnë të përballën me këtë.

    E për këtë Suma ka thënë nga viti 2010 kur është përuruar fabrika për trajtimin e ujit të pijes në prrockën e fshatit Dimcë deri në vitin 2019 vazhdimisht kanë kërkuar nga instancat e nivelit qendror që të trajtohet uji i pijes.

    “Nga viti 2010 kur është përuruar fabrika për trajtimin e ujit të pijes në prrockën e fshatit Dimcë deri në vitin 2019 vazhdimisht kemi kërkuar nga instancat e nivelit qendror që të trajtohet uji i pijes në Han të Elezit nga kompania përgjegjëse e ujit “KRU Bifurkacioni”. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri në vitin 2019. Edhe pas përurimit të fabrikës që ka kushtuar rreth 500,000 euro komuna nuk ka pasur kompetencë në menaxhimin e saj. Pas shumë kërkesave dhe paralajmërimeve se nëse nuk menaxhohet uji nga kompanitë përgjegjëse, ketë do ta bëjë vet komuna, një gjë e tillë nuk ndodhi”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!