×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i fshatit Dumnicë të Podujevës: I prekuri nga koronavirusi ka pasur kontakt edhe me njerëz të tjerë të lagjes

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 20:00

    Babait i të infektuarit me virusin kinez korona nga fshati Dumnicë i Podujevës është dërguar drejt Infektives në QKUK.


    Përveç babait të tij, tashmë i infektuari me këtë virus ka pasur kontakte edhe me banorët e tjerë të këtij fshati.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i fshatit Dumincë, Ruzhdi Fazliu, i cili ka thënë se ai ka qëndruar edhe tek disa familjarë të tij.

    “Ai ka pasur kontakt edhe me ne të tjerët me krejt lagjen, madje ka qenë më nejt tek një mixhë i jemi e një kushëri “, është shprehur ai.

    Teksa është pyetur se a kanë bërë kërkesë që t’ju bëhen analizat – ai deklaruar se iu është thënë se vetëm nëse kanë simptoma të lajmërohen.

    “Po na i pritëm sot që po vijnë por nuk erdhën, erdhën e murrën vetëm prindin e tij – edhe mbrëmë që kanë qenë na kanë thënë nëse keni ndonjë shqetësim ose diçka na lajmëroni në numër të telefonit”, tha ai.

    Fazliu më tej ka dhënë detaje për të prekurin nga virusi duke shtuar se para pak çastesh për analizë është dërguar babain e tij.

    “Që 11 ditë ka ardhur prej Italie punon atje, prej që është kthyer prej atje ka punuar çdo ditë – se e kanë një kompani të ndërtimit, pastaj iu ka shfaq temperatura iu ka drejtu emergjencës në Podujevë më pas e kanë drejtu drej infektivës në Prishtinë dhe ka dalë pozitivë. Babain e tij veç sa e murrën tani erdhën më një ambulancë për t’ia bërë testin edhe atij”, ka thënë Fazliu për Insajderin.

    Deri tani numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur shifrën 15.

    Komuna e Vitisë, Klinës, Malisheva dhe së fundmi edhe Podujeva janë futur në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!