Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se numri i njerëzve që vuajnë nga coronavirusi po rritet çdo ditë. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.
Ai për RTV Gračanica tha se deri më tani 10 mijë qytetarë nga Kosova janë viksinuar kundër Covid-19 në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.
“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.
Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.