Kryetari i OVL së UCK-së, Hysni Gucati, edhe njëherë ka reaguar ndaj deklaratave të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime.
Gucati, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Gashi me deklarimet e tij ka goditur shtetin e Kosovës dhe ka njollosur rëndë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, përcjell Insajderi.
Sipas tij, Shkëlzen Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët, ruset e shtetet pro ruse e serbe.
“Në emrin tim përsonal dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilën e drejtoj i bëj thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht më rastin e Shkëlzen Gashit i cili e ka akuzuar strukturën e UÇK-së për më shumë se 1000 vrasje. Apeloj që ky rast mos të heshtet sepse jemi lodhur që 20 vite duke na quajtur kriminel, bashkpuntorët, kolaboracionistat e argatët e Serbisë. Këtë radhë kërkojmë nga gjykatat e Kosovës dhe ato ndërkombëtare (në këtë rast Gjykata Speciale) që Shkëlzen Gashi ti ofroj dëshmitë e tij për atë shka ka deklaruar publikisht për strukturat e UÇK-së”, ka shkruar Gucati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.