×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i PSD në Kamenicë dorëhiqet nga qeverisja e Qëndron Kastratit

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 20:28

    Kryetari i degës së Partisë Socialdemokrate në Kamenicë Dritan Maliqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në këtë komunë. 


    Ai thotë se arsyeja e dorëheqjes është e natyrës profesionale dhe personale, por jo politike, por nuk ka treguar saktësisht se për çfarë arsye personale po largohet nga qeverisja.

    Ai ndërkaq ka falënderuar kryetarin Qëndron Kastrati dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

    Njoftimi i tij i plotë:

    Dua t’ju njoftoj që po e paraqes dorëheqjen time nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunen e Kamenicës, që nënkupton se nga 1 qershori më nuk do të jem pjesë e kabinetit të Kryetarit, Qëndron Kastrati. Arsyeja e dorëheqjes është e natyrës profesionale dhe personale, por jo politike.

    Me këtë rast dua të falenderoj kryetarin Qëndron Kastrati për mundësinë dhe besimin që më ka dhënë për këtë pozitë shumë të rëndësishme për Komunen tonë. Mbetem me shpresë dhe bindje që reformat në shëndetësi do të vazhdojnë më tutje pavarësisht mosangazhimit tim. Gjithashtu falenderoj nënkryetarët, drejtorët, të gjithë punëtorët e administratës, si dhe punëtorët e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Një falenderim të veçantë dua ta bëj për stafin e QKMF në Kamenicë, QMF-ve në Roganë dhe Hogosht dhe të gjitha AMF-ve që kanë qenë shumë konstruktivë në bashkëpunim.

    Shpresoj që rrugët tona do të kryqëzohen prapë, dhe me këtë dua t’ju informoj që unë gjithherë do të jem në dispozicion të qytetarëve dhe kryetarit për të çuar përpara projektet në dobi të Komunes sonë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!