×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vushtrrisë shkon për ngushëllime në familjen e policit që u vra sot në veri

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 11:28

    Kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkuar për ngushëllime në familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë sot në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Idrizi tha se grupet kriminale dhe terroriste ende po veprojnë në veri.

    “Familja e ka mërzinë, por e ka edhe forcën e shpirtit sepse janë të vetëdijshëm se sovraniteti, si në këtë rast mbrohet me gjak”, tha Idrizi.

    Përpos vrasjes së policit në veri, gjatë operacionit policor u plagos edhe një tjetër.

    Polici i ndjerë barte gradën e rreshterit dhe është nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

    Ky është rreshteri i Policisë së Kosovës që mbeti i vrarë mbrëmë në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!