Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas shpërthimit të granatës në mesnatë në një nga zyret e Postës së Kosovës në këtë komunë. Peci ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa thotë se ka vetëm dëme materiale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari Peci e ka cilësuar sulmin me granatë si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar teroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”.
“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Peci në Facebook.
Policia e Kosovës bëri të ditur se janë hedhur dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Me të dalë në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pashpërthyer, ndërsa banorët përreth janë evakuuar derisa njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.