Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se ndihet i rrezikuar dhe se për këtë ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.
Peci është shprehur se kërkesa e tij është refuzuar dhe sipas tij, kjo është bërë për shkak se vjen nga një parti tjetër.
“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vij nga një parti tjetër”, ka thënë ai për tëvë1.
Ndryshe, dy vetura që janë në pronësi të Komunës së Zveçanit janë përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, dyshohet se rasti ka të bëjë me zjarrvënie.
Pamje të veturave të djegura të komunës së Zveçanit, dyshohet se akti u bë qëllimshëm
Në Zveçan edhe në të kaluarën ka pasur djegie të veturave dhe dëmtim të pronës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.