×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën më 7 shtator

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 12:25

    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën me 7 shtator.


    Në një komunikatë të Dhomave të Specializuara thuhet se Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    “Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në komunikatë.

    Kujtojmë se për më shumë se një vit në Hagë janë duke u mbajtur krerët e UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!