Kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se ka marrë mandatin në bazë të ligjit nga 22 vota të mandatuara në Kuvend, gjë që përkthehen në 11 mijë vota nga 7 mijë sa i kishte opozita.
Ajo thotë se kryetari i deritanishëm Shqipërim Arifi ka degraduar gjithçka në këtë komunë.
“Prej sot s’do të ketë ndikim të Beogradit në Komunën e Preshevës, nuk do të ketë gishta të telekomanduar nga Beogradi dhe Lista Serbe dhe për këtë arsye pavarësisht dallimeve në mes të subjekteve politike nënshkruese të marrëveshjes që do të qeverisin në këto katër vjet, qëllimi kryesor ka qenë vullneti i popullit”, thotë Sinani në Kanal10.
“Është fitore historike”, shtoi ajo.
“Kemi arritur të çlirohemi nga gishtat e telekomanduar nga Beogradi dhe është moment historik dita e sotme”, tha Sinani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.