×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Kryeterroristi Milan Radojçiq shfaqet në publik, shkon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë të jep deklaratë

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 15:40

    Njëri prej organizatorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiq është shfaqur në publik, pas 6 ditëve.

    Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë.

    I shoqëruar nga avokati i tij, ai ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “… me qëllim që në cilësinë e qytetarit të japë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023”, shkruan Novosti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!