×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeterroristi Radojiçiq fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 21:07

    Nënkryetari i “Listës Serbe” dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojicic, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.

    Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojicic është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd.

    “Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radojicicin në numrin e tij.

    “Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespodencës, po i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po trajtohej”, ka shkruar dje mediumi boshnjak.

    Ndërkohë sot, “Istraga” raporton se askush më nuk përgjigjet në numrin e përdorur nga Milan Radojicic dhe se aplikacioni Viber është çinstaluar.

    “Pas njoftimit të djeshëm të Istraga, Viber është çinstaluar në numrin e përdorur nga Milan Radoiciq. Askush nuk i përgjigjet më thirrjes direkte. Radoiçiq ishte një nga organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës. Sipas informacioneve Istraga. Radoiçiq u plagos rëndë dhe u transferua në Beograd”, shkruan Istraga

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!