Ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e reja do të garojë me Iniciativën e saj sipas të gjitha gjasave në listën e Vetëvendosjes nuk ka mund të tregojë se ku do t’i marrin paratë për të bërë fushatë.
Ajo ka thënë se fushata në këto zgjedhje do të jetë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se nuk do të bëhen harxhime duke organizuar tubime të mëdha.
“Jemi në proces të analizave ligjore, kam angazhuar një avokat dhe një ekspert për të marrë një analizë përfundimtare. Fondet më të mëdha shkojnë në organizim të tubimeve.
Sivjet s’ka tubime të tilla, fushata elektorale do të jetë derë me derë, do të shohim qytetarët kujt do t’ia hapin derën e kujt do t’ia mbyllin”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për kallxo.com, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se secili anëtar i Iniciativës së saj duhet të bëjë fushatë modeste.
“Gjithçka do të bëhet në përputhje me ligjin, por duhet të jemi secili prej nesh modest në shpenzimet që i bëjmë në fushatë”, tha Osmani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.